Bie numri i rasteve aktive dhe të hospitalizuarve me COVID-19 në Gjilan

11:23 | 30 Shtator 2020
V. S.

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, e cila është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli.

Ismajli njofton se ka rënie të rasteve aktive me COVID-19 dhe të të hospitalizuarve.

Ismajli ka konfirmuar se tashmë janë vetëm 65 raste aktive me virus dhe 11 pacientë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm.

Ndërkaq, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 1015 të infektuar në total, 906 të shëruar plotësish dhe 44 të vdekur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme