VV akuzon koalicionin e qeverisë se ka zgjedhur kryeshefin e KQZ-së, me marrëveshje politike

11:15 | 30 Shtator 2020
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron zgjedhje e kryeshefit ekzekutiv të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve si të pa drejtë dhe me ndikim politikë.

Sami Kurteshi përfaqësues i VV në KQZ, ka thënë se janë bërë shkelje në procedura dhe në gjithë procesin zgjedhorë të kryshefit, raporton Arbresh.info.

Sipas tij  koalicioni i qeverisë ka bërë një marrëveshje politike për përzgjedhjen e këtij kryeshefi me qëllim të manipulimit të zgjedhjeve .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme