Google ADS

Milan interesohet për Tomiyasu

11:46 | 30 Shtator 2020
Arbresh Info

AC Milan-i është duke vëzhguar mbrojtësin e Bologna-s, Takehiro Tomiyasu.

Sipas Gazzetta dello Sport, shitja e Lucas Paqueta të Lyon-i i ka hapur rrugën arritjes së mbrojtësit në “San Siro”, transmeton portali arbresh.info.

Tomiyasu shihet si favoriti, derisa në listë ndodhen edhe Matija Nastasic i Schalke 04 dhe Kristoffer Ajer i Celtic-ut.

Bologna kërkon 25 milionë euro për 21-vjeçarin, që e transferoi verën e kaluar.

Nastasic shihet si opsion më i mirë, ngase skuadra gjermane do e lejojë të largohet në formë huazimi me mundësi blerje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme