Njohësi i çështjeve të Ballkanit Janusz Bugajski, e ka quajtur “listë dëshirash” dhe vendosje e “karrocës para kalit”, marrëveshjen ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, para asaj politike.
“I bie sikur ta vendosni karrocën para kalit. Por, politika është kali. Gjithmonë duhet të shkojë përpara. Nuk mund ta kesh klimën e mirë ekonomike pa patur marrëdhënie simetrike ku në të dyja shtetet pranohen dokumentet e njëra-tjetrës”, shprehet Buajski.
Ai vlerëson se nuk do të funksionojë kjo marrëveshje, dhe se do të kalojë shumë kohë deri në njohjen e ndërsjellë, transmeton arbresh.info.
“Kjo pjesa ekonomike më shumë ka qenë listë dëshirash për fushatën e Trumpit, dhe listë e dëshirave çka do të duhej të arrihej. Kur fillon zbatimin nuk do të funksionojë nëse palët nuk e njohin njëra tjetrën. Investime të huaja të mëdha nuk do të ndodhin nëse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pa varur”, thotë Buajski për RTK-në.
Ai shton se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të pajtohen mbi një skemë afatesh.
“Ka nevojë për një lloj momentumi që SHBA të kuptohet janë serioze në qëndrimet e tyre. BE më tepër trajtohet si një moderator sekondar, nuk do të thotë që njëra pjesë bënë pjesën politike e tjetra ekonomike. Të dy trupat duhet të pajtohen mbi një skemë afatesh sepse nuk mund të vazhdojë përgjithmonë, do të ketë jostabilitet, provokime, rol më të madh rus në çmontim të këtij procesi”, vlerëson Bugajski/arbresh.info/
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?