Në shenjë pakënaqësie për mos përfshirje në listat e shtesave prej 300 euro të ndara nga Qeveria për rrezikshmëri, është mbajtur protesta e personelit mbështetës, të cilët janë të punësuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Kastriot Gjoshi i punësuar në QKUK ka thënë se ky është diskriminim që po bënë menaxhmenti me këtë kategori, raporton Arbresh.info.
“Ne sot jemi mbledhur këtu për t’i mbrojtur të drejtat tona, pasi personeli mbështetës që jemi të punësuar në QKUK e ShSKUK kemi qenë të rrezikuar çdo ditë dhe nuk jemi përfitues të shumës prej 300 eurove. Jemi këtu për të shprehur pakënaqësinë lidhur me diskriminimin që po bënë menaxhmenti. Gjysma tjetër nuk bënë pa gjysmën tjetër, na trajtoni të barabartë”, tha Gjoshi.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka marrë pjesë sot në protestën e organizua ku ju ka siguruar se të gjithë do të jenë pjesë e pakos prej 300 euro shtesë, shkruan Arbresh.info.
“Ju e dini që Kosova ka përjetuar muaj të vështirë për sa i përket menaxhimit të pandemisë, ky menaxhim i mirë i pandemisë. Dje kam pasur takime me disa përfaqësues të sektorëve që për momentin janë jashtë listës së pagesës shtesë. Ju e dini që ky menaxhim i mirë është bërë falë bashkëpunimit të mirë. Ne me kohë kemi bërë thirrje dhe si menaxhment i SHSKUK-së kemi bërë të gjitha procedurat e duhura që të gjithë punonjësit të përfshihen në këtë pagesë shtesë prej 300 eurove. Edhe si menaxhment edhe ne shkresën zyrtare ne kemi vlerësuar rolin e të gjithë stafin mjekësor por edhe të stafit mbështetës dhe kemi theksuar se pa stafin mbështetës do të ishte i pamundur edhe menaxhimi dhe funksionimi i personelit mjekësor. Jemi të angazhuar që të gjithë punonjësit që ta marrin këtë pagë shtesë prej 300 eurosh. Ekziston vullnet dhe gatishmëri që të gjendet zgjidhje për këta punëtor. Sepse ne jemi shumë më shumë se ju që të merrini këtë pagë deri sa të sigurohemi që të gjithë të marrin këtë shtesë”, tha Krasniqi.
Ndryshe, janë rreth dy mijë punonjës shëndetësor që nuk kanë marr shtesat prej 300 euro të ndara nga Qeveria e Kosovës./Arbresh.info/
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...