Në duelin e parë televiziv mes presidentit Trump e kandidatit demokrat, Joe Biden nuk pati shkëmbim replikash, sepse Trump nuk e linte Biden të fliste. Për një pseudodebat të tillë nuk kemi nevojë, mendon Carla Bleiker.
Çfarë ishte dreqi kjo? Këtë pyetje mund t’i bëje vetes si spektator pas debatit të parë televiziv mes presidentit Trump dhe sfiduesit të tij, Joe Biden. Ajo që ishte menduar si shkëmbim faktesh, për t’ua bërë më të lehtë vendimin votuesve të pavendosur, i ngjasoi që në minutat e para sherrit kaotik mes dy xhaxhallarëve të moshuar në një familje, ku njëri nuk respektoi asnjë rregull, dhe tjetri qeshte gjithnjë e më shumë si i detyruar dhe tundte kokën që të mos klithte.
SHBA ndodhen në një krizat më të mëdha, pandemia e Coronës, katastrofat natyrore për shkak të ndryshimit të klimës dhe një hendek gjithnjë e më i thellë mes amerikanëve të bardhë dhe atyre me ngjyrë e kanë tronditur vendin. Por në përballjen e parë televizive mes kandidatit të republikanëve dhe atij të demokratëve shikoje një president, që nuk e la kundërshtarin e tij të mbaronte as edhe një fjali, dhe vetë nuk prezantoi gati asnjë plan për përmirësimin e situatës.
Kur moderatori Chris Wallace i kujtoi Trumpit, që ekipi i tij i kishte pranuar rregullat e debatit, dhe me këtë presidenti pranoi që Biden t’u përgjigjej pyetjeve dy minuta pa u ndërprerë, nga Biden erdhi përgjigja e thatë: “Ai nuk e mban kurrë fjalën.” Por që Trump ta fuste kaq në kaos debatin, dhe moderatori as të mos ia dilte t’i tregonte vendin ishte mjaft dëshpëruese.
Një “debat” i tillë më mirë të mos zhvillohet
Edhe Biden pati problemet e veta gjatë debatit. Ai e quajti Trumpin “kloun”, gjë që shihet si e papërshtatshme në skenën politike. Kurse shpjegimet e Bidenit për temën, kush, ku dhe sa kohë mund të votojë me postë rezultuan në një kompleks fjalish të tipit Biden, ku fundi nuk kishte asnjë lidhje më me fillimin.
Por ishte Trump ai, që konceptin e debatit presidencial e ktheu në absurditet. Moderatori Wallace nuk ishte në gjendje ta kontrollonte. Edhe Biden i doli pak ballazi Trumpit. Vetëm një moment u bë kaq i ashpër toni i Bidenit, dhe e ndërpreu pak sekonda lumin e rrëmbyer të Trumpit: kur ai foli për djalin që ka ndërruar jetë, Beau dhe angazhimin e tij në Irak, ndërsa Trump përpiqej ta kthente vëmendjen tek djali tjetër, Hunter dhe akuzat për korrupsion kundër tij.
Kur nuk arrihet të krijohet një debat i vërtetë, sepse njëri kandidat 90 minuta rresht nuk e lejon tjetrin të flasë, atëherë ai nuk ka kuptim. Tani në radhën e debateve qëndron ai mes zëvendëspresidentit, Mike Pence dhe kandidates së zgjedhur nga Biden, Kamala Harrs më 7 tetor. Pas kësaj do të zhvillohen edhe dy debate të tjera televizive mes Bidenit dhe Trumpit. Nuk do të ishte lëvizje e zgjuar shahu, nëse Biden i zhgënjyer do t’i refuzonte këto debate, shpejt atë mund ta quanin frikacak. Por pas këtij “debati” katastrofal një gjë e tillë do ishte e kuptueshme.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...