Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin Lleshaj po zhvendosin votuesit e opozitës. Berisha shtoi se Rama veprat penale që ka bërë do të dënohet 3 herë nga 60 vite burg.
Berisha në Tempora: Kam shumë mesazhe për atë që i bën Rama vendin. Ai së bashku me Llleshajn, kanë marrë listat e votimit të zgjedhjeve lokale dhe ka nxjerrë votuesit e opozitës dhe cdo qytetar që shkon në e-albania, automatikisht, transferohen në vende ku nuk kanë asnjë lloj lidhje tjetër, pasi nuk duhet të votojnë në Tiranë.
Ky është një aspekt i skenarit të manipulimit, kurse skenari tjetër, me ndryshimet kushtetuese, Edi Rama tregoi para Evropës se është i mentalitetit si liderët afrikanë, që për të zgjatur pushtetin ndryshojnë kushtetuta. Ngjashëm si Llukashenko. Rama është tmerr i jashtëzakonshëm dhe ai e di se për veprat penale do të dënohet 3 herë nga 60 vite burg./Shprehja/
Ursula von der Leyen nesër në Prishtinë, pritet nga kryemini...
Kryesia e Kuvendit të hënën me mbledhje, në rend dite projek...
“Nxënësit po përgjumen”, mësuesja në Tiranë alarmon se po pë...
“Përfitoi 40 mijë euro”, Gjykata merr një vendim për personi...
A mund të bëjë për vete votuesit ruralë kandidati demokrat p...
Policia ndalon një person pasi tentoi të fuste ilegalisht rr...