Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, është pritur në takim nga kolegu i tij në Turqi, Hulusi Akar.
Takimi u bë në kuadër të vizitës së Qunit në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në Turqi, ndërsa ai është pritur me ceremoni të larta ushtarake.
Bëhet e ditur se ministri Akar ka thekuar miqësinë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës duke përmendur edhe partneritetin e fuqishëm mes dy ministrive. Sipas tij, dy vendet kanë nevojë për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira si dhe bashkëpunim në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Njoftohet se Quni ka falënderuar Turqinë për rolin dhe kontributin e saj në zhvillimin dhe ndërtimin e gjithëmbarshëm të Kosovës duke shtuar se partneriteti me Republikën e Turqisë si vend i rëndësishëm i NATO-s, do të vazhdojë për arritur aftësitë, kapacitetet dhe standardet më të larta operacionale për ofrim të paqës, sigurisë dhe stabilitetit.
Takimi u realizua, në kuadër të vizitës zyrtare katër ditore të ministrit Quni dhe delegacionit të tij me ftesë të homologut të tij, ministrit Akar dhe do të vazhdojë me aktivitete tjera me strukturat udhëheqëse të ministrisë, forcave të armatosura dhe industrisë së mbrojtjes./Express/
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...