Google ADS

Syla-Hotit: Fermerët erdhën për ta gjetur përkrahjen tuaj, ndërsa u kthyen të gjobitur

20:43 | 29 Shtator 2020
A. B.

Përfaqësuesit e fermerëve, pas takimit me kryeministrin, Avdullah Hoti, u ndaluan nga policia dhe u gjobitën me nga 200 euro, gjoja për mosrespektim të distancës gjatë protestës.

E për këtë ka reaguar deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla.

Syla në reagimin e tij në Facebook shkruan se fermerët shkuan për ta gjetur përkrahjen e kryeministrit, ndëra u gjobiten.

“Z. Hoti, a jeni kryeministër edhe i këtyre fermerëve? Ata erdhën për të gjetur përkrahjen tuaj karshi halleve të tyre, ndërsa u kthyen të gjobitur!”, thuhet në reagimin e Sylës.

Ja reagimi i tij i plotë:

E turpshme!

Përfaqësuesit e fermerëve, pas takimit me kryeministrin, ndalohen nga policia dhe gjobiten me nga 200 euro, gjoja për mosrespektim të distancës gjatë protestës.
z. Hoti, a jeni kryeministër edhe i këtyre fermerëve? Ata erdhën për të gjetur përkrahjen tuaj karshi halleve të tyre, ndërsa u kthyen të gjobitur! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme