Sonte pritet një derbi i zjarrtë në Londër në kuadër të rrethit të katër të Carabao Cup, ku do të luajnë Tottenham Hotspur-Chelsea.
Tottenham kaloi këtë xhiron e tretë pa lojë pasi i ishte dhënë fitorja në tavolinë, kjo pasi që më shumë se 10 futbollist të Leyton Orient kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.
Chelsea në anën tjetër eliminoi me rezultat të thellë Barnsleyin duke e mposhtur atë me rezultat 6-0 në Stamford Bridge.
Sonte, Mourinho ka zgjedhur një skuadër të kombinuar për përballje me Chelsean por njëjtë ka vepruar edhe ish lojtari i Mourinhos, tani trajner i Chelsea, Frank Lampard ku sonte ka startuar me Giroud në sulm duke lënë në bankë Abraham. Giroudin do ta ndihmojnë Werner dhe Mount. /GazetaExpress/
Përfundon takimi trepalësh në Bruksel
Tetori rozë, Osmani: Asnjë grua nuk duhet të jetë e vetme në...
Magazina plot me hashash në Korçë, mes të arrestuarve edhe d...
Gërvalla flet me shqiptarë në Zvicër për sfidat e mësimit të...
Sveçla takohet me homologun e tij bullgar, flasin për siguri...
“Dita e Gështenjës”, Haradinaj: Simbol i tradita...