Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, tha se puna në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është në vazhdim e sipër në Bruksel, edhe pse takimet që janë planifikuar për këtë javë, nuk janë mbajtur.
Ai paralajmëroi se, sapo të ketë ndonjë datë për takimin e radhës Kosovë-Serbi, do ta bëjë të njohur edhe për publikun.
Stano nuk ka dha ndonjë përgjigje të saktë rreth temës së krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili thuhet të jetë bërë edhe shkak për moszhvillimin e takimeve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi Kosova nuk dëshiron të diskutohet më për këtë temë, ndërsa Serbia insiston që ajo të trajtohet me prioritet.
Stano, para disa ditësh, ka thënë se Kosova e ka obligim për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, dhe se Prishtina duhet të vijë me propozim se si të zbatohet kjo pjesë e marrëveshjeve, transmeton REL.
Por, në pyetjen se a duhet të krijohet Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ai nuk dha përgjigje të qartë, duke thënë se “rreth kësaj nuk ka asgjë të re për të shtuar”.
Autoritetet e Kosovës kanë thënë se “gjithçka do të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës”, kur janë shprehur për krijimin e Asociacionit.
Edhe Qeveria gjermane, përmes zëdhënësit të saj, Steffen Seibert, ka thënë se ky Asociacion duhet të krijohet sipas ligjeve të Kosovës. Por, në Serbi nuk janë të interesuar për një gjë të tillë.
Gjatë qëndrimit të tij të fundit në Bruksel, shefi i delegacionit të Serbisë për dialog me Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se “e ashtuquajtura Gjykatë Kushtetuese e Kosovës është përdorur për të bllokuar krijimin e Bashkësisë së komunave serbe” dhe ka shtuar se “edhe Serbia e ka Kushtetutën e saj”.
Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.
Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni.
Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.
Masat lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë bërë që të hënën të mos zhvillohet një takim mes koordinatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Por, edhe po të zhvillohej, në të nuk do të diskutohej për Asociacionin, pasi, siç ka konfirmuar edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, “njëra palë ende nuk është e gatshme për këtë”.
Pala kosovare nuk e ka fshehur se ajo është kundër diskutimeve për këtë temë.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person