Sali Berisha është politikani i parë shqiptar që merr pozicion në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Ish-kryeministri demokrat i ka cilësuar si të drejta përpjekjet e Azerbajxhanit për të marrë kontrollin në territoret që ia njeh edhe OKB.
Berisha ka thënë se Armenia me mbështetjen e Rusisë ka pushtuar territoret azere.
Kujtojmë Edi Rama në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së ka kërkuar që të ndalet gjakderdhja në Kaukaz dhe palët të ulen në dialog.
Si Armenia ashtu edhe Azerbajxhani deri më tani kanë refuzuar ta njohin shtetin e Kosovës.
Postimi i plotë i Sali Berishës
Lidhur me konfliktin azero-armen!
Miq, prej disa ditesh nje konflikt i armatosur me humbje seroze jetesh dhe plagoje te shumta te civileve dhe ushtarakeve zhvillohet midis Armenise dhe Azerbajxhanit. Shkaku i ketij konflikti qendron ne pushtimin e territoreve te gjera nga Armenia e mbeshtetur nga Rusia te Republikes se Azerbajxhanit, i cili ne perputhje me ligjin nderkombetar kerkon te vendose integritetin territorial dhe sovranitetin ne te gjithe territorin e vendit dmth edhe ne zonat qe prej vitesh mbahen te pushtuara nga Armenia.
Kjo e fundit mban te pushtuar krahinen e Nagorny Karabakut qe gjendet ne zemer te Azerbajxhanit dhe qe banohet kryesisht nga Armene e qe nderkombetarisht njihet si territor i Azerbajxhanit por dhe territore te tjera te medha te ketij vendi qe ndajne Nagorny Karabakun nga Armenia dhe qe jane te banuara teresisht nga popullsi azere.
Duke mbeshtetur plotesisht te drejten e ligjshme te Azerbajxhanit per vendosjen e sovranitetit te plote ne te gjitha territoret e pushtuara prej mbi tre dekadash nga Armenia me mbeshtetjen e ruseve i bej thirrje komunitetit nderkombetar te angazhohet me serozitetin me te madh ne zgjdhjen e plote te ketij konflikti ne perputhje me aktet dhe ligjet nderkombetare duke i dhene fund pushtimit armen te territoreve te Republikes se Azerbajxhanit. sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1716668048494095
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit