Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, takoi anëtarët e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe komunave e vlerësoi si të suksesshëm, dhe njëherit theksoi se janë bashkë e të përkushtuar në përballje me sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës, në çdo rast ka qenë në bashkëveprim dhe ka mbështetur vendimet e Qeverisë për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave të përhapjes së pandemisë COVID-19”, tha kryeministri Hoti, raporton arbresh.info.
Kryeministri Hoti, e vlerësoi lart rolin dhe bashkëpunimin efikas me Asociacionin e Komunave të Kosovës edhe me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në arsimin para universitar.
Ndër të tjera, kryeministri Hoti i njoftoi të pranishmit për angazhimin e Qeverisë së Kosovës rreth programit për rimëkëmbje ekonomike, duke thënë se ky program do të ndikoj dukshëm në jetën e qytetarëve dhe bizneseve.
Anëtarët e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kanë shprehur vlerësimin për bashkëpunimin e mirë me Qeverinë, si dhe janë zotuar për angazhim të përbashkët, në krijimin e një situate sa më të qëndrueshme për zhvillimin e komunave./arbresh.info/
FSK merr mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në NATO
Kai Havertz ka ‘rilindur’ tek Arsenali
Bislimi: Këtë vit jemi në 100 shtetet e para për GDP për kok...
Haradinaj: Me qasjen vet-izoluese të Qeverisë, Kosova është ...
Maqedonci: Lidhja e Serbisë me agresorin rus, rrezik i përhe...
SBASHK-u kërkon zgjidhje për pagat e mësimdhënësve në Viti, ...