Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka vizituar sot Komunën e Vitisë, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti.
Me drejtorët komunalë dhe stafin e tij, kryetari Haliti e falënderoi ministrin Kuçi për përkrahje në projektin e rregullimit të shtratit të lumit “Morava e Binçës”. Megjithatë, para ministrit u paraqiten edhe disa halle që kërkojnë zgjidhje.
Uji i pijes ishte temë diskutimi që mori kohën më të madhe të takimit, pasi Komuna e Vitisë ka nevojë për një investim të shpejtë, që qytetarët të mos kenë më këtë problem, raporton arbresh.info.
“Biseduam për një projekt që e kemi në vijim e që është rregullimi i shtratit të lumit “Morava”, e që normalisht se do ta përkrahim.
Biseduam edhe për projektet që kanë të bëjnë me ujë të pijshëm, që kryetari e potencoi por që ka mbetur që së bashku me ‘Hidromoravën’ dhe me partnerë tjerë ta gjejmë një zgjidhje që t’i fillojmë procedurat. Bisëduam edhe për trajtimin e ujrave të zeza”, tha ministri Kuçi.
Në këtë takim gjithashtu u shqyrtua edhe mundësia e një projekti për trajtimin e ujërave të zeza, për çka edhe do të shihet mundësia e realizimit në vijim.
Ministri Kuçi dhe kryetari Haliti vizituan punimet në lumin “Morava e Binçës” në dy zona, brenda dhe në periferi të qytetit./arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës