Google ADS

Dita e fundit e aplikimeve në BKH, ambasadorja e SHBA-së thirrje: Mos qëndroni ulur, çohuni e veproni

14:48 | 29 Shtator 2020
Arbresh.info

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka bërë thirrje për të gjithë ata që duan të aplikojnë për të qenë pjesë e BKH-së në ditën e fundit, pasi në mesnatë përfundojnë aplikimet.

Ajo thekson se asnjë nuk duhet të ndihet i kënaqur duke qëndruar i ulur dhe duke u ankuar për krimet që ndodhin në vend, por duhet të çohet dhe të japë kontributin e tij duke bërë diçka konkrete, duke vepruar.

“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i FBI. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u ndjeni të kënaqur duke qëndruar të ulur dhe duke u ankuar, çohuni dhe veproni”, shkruan Kim./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme