Zemaj dhe Hasani diskutojnë rishikimin e masave në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

14:44 | 29 Shtator 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj priti sot në takim zëvendësministrin e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani.

Në këtë takim u diskutua për situatën epidemiologjike në të dy shtetet, masat e ndërmarra nga të dy qeveritë respektive dhe angazhimet rajonale për menaxhimin e Covid-19.

Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me Covid-19 në dy shtetet vendet jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi midis dy shteteve në shëndetësi do të vjen duke u rritur në interes të shëndetit të qytetarëve të dy shteteve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme