Google ADS

Aksidentohet vetura e Rashit Qalajt, drejtori i Policisë jep detaje

14:03 | 29 Shtator 2020
Arbresh.info

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Lipjan, në të cilin ka qenë i përfshirë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Në këtë aksident nuk ka pësuar lëndime askush. Këtë e konfirmoi edhe vetë Qalaj.

Ai tha se ishte vetëm një prekje e pasqyrës mes dy automjeteve.

“Në fakt shoferi im e ka pasur një prekje të paqyrës me një automjet tjetër, nuk ka pasur as gërvishje as dëme material”, tha Qalaj për Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme