Atë për çka kanë ardhur kanë vendosur ta përfundojnë ani pse jo në destinacionin e duhur.
Nuk është vend i grumbullimit të qumështit, por ai po derdhet në mes të rrugëve të Prishtinës, raporton portali arbresh.info.
E krejt ky revolt po bëhet pasi që Qeveria e Kosovës nuk po ju del në ndihmë.
Bllokada e Njësisë Speciale e Policisë së Kosovës, shtyri fermerët që cisternat me qumësht t’i zbrazin mes të rrugës në kryeqytet.
Ani pse këtë gjë kishin paraparë ta bëjnë përball ndërtesës së Qeverisë, bllokada ndryshoi rrjedhën e protestës.
Kryeministri Avdullah Hoti i kishte kërkuar gjatë takimit me përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit që të mos e derdhin në rrugë./arbresh.info/
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...