E konfirmon Lampard-i: Moses nuk është në planet tona

13:37 | 29 Shtator 2020
Arbresh Info

Trajneri i Chelsea-s, Frank Lampard ka konfirmuar se mesfushori Victor Moses duhet të gjejë skuadër të re.

Nigeriani kaloi edicionin e kaluar huazim të Inter-i, skuadër e cila nuk pranoi ta aktivizojë klauzolën e blerjes për 15 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku anglez i ka dhënë kurajë lojtarit të gjejë skuadër të re, derisa ka konfirmuar se në javën e ardhshme do vendoset gjithçka.

“Momentalisht Victor nuk është në pozitë me ne. Jemi stërvitur me skuadrën e parë, në të cilën Victor nuk ishte i pranishëm”.

“E njoh Victor mirë dhe do shohim zhvillimet e fundit në javën e ardhshme”, deklaroi ai.

Moses është i lidhur me kalimin në Superligën Turke ose rikthimin në Seria A, mirëpo jo të Inter-i./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme