Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është temë e hapur për të cilin duhet të flitet në Bruksel në kuadër të marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë.
Në një konferencë për media, pas takimeve me udhëheqës të Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut, Szunyog ka folur për investimet që BE-ja ka bërë në këtë pjesë, shkruan Arbresh.info.
Kosova e Serbia ishte paraparë të takoheshin të hënën në Bruksel në kuadër të dialogut. Takimi ishte shtyrë nën arsyetimin për kujdes ndaj pandemisë. Por deri tash, pandemia s’kishte paraqitur fare problem për takimet e ndërmjetësuara nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak. Problemet u shfaqën kur Serbia kërkoi që në rend dite të futej tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjë që u kundërshtua nga pala kosovare. Madje kryeministri Avdullah Hoti e cilësoi temë të mbyllur çështjen e asociacionit./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...