Mbledhja e sotme urgjente e thirrur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, është udhëhequr nga asamblisti më i vjetër në moshë, Shyqyri Peci, në mungesë të prezencës së kryesuesit Kamberi, ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte Aprovimi i Draft-buxhetit komunal për vitin 2021 dhe parashikimet për vitet 2022-2023.
Në këtë seancë ishin të pranishëm asamblistët nga radhët e Vetëvendosjes, NISMA-së dhe AAK-së, ndërkaq është bojkotuar nga asamblistët e LDK-së, PDK-së, PD-së dhe AKR-së.
Në fjalën e tij kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se ndjen keqardhje për mos prezencën e opozitës në këtë mbledhje, sepse buxheti është hartuar duke respektuar dispozitat ligjore dhe duke marrë për bazë kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve të dhëna në diskutimet publike, ku përveç kësaj u është dhënë mundësia edhe partive politike të japin kontributin e tyre në harmonizimin e këtij buxheti, i cili i destinohet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës.
“Ne si ekzekutiv kemi qenë çdo herë të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike, dhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit e kam pezulluar aprovimin e buxhetit me kërkesë të opozitës për hartim të përbashkët, ku në takimin e djeshëm ka marrë pjesë vetëm përfaqësuesi i partisë LDK, dhe pavarësisht përpjekjeve të mia opozita për interesa politike bojkotuan këtë seancë. Andaj mua nuk më mbetet zgjidhje tjetër, veçse t’ju drejtohem organeve kompetente për fillimin e procedurave për shpalljen e zgjedhjeve të Asamblesë Komunale”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri./arbresh.info/
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...