Hoti pyetet për “përqafimin” me Vuçiqin

10:35 | 29 Shtator 2020
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e presidentit të Amerikës Donal dTrump.

I pyetur nga Arbresh.info, se a është e vërtetë se ka përqafuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, Hoti shkurt është përgjigjur se nuk i komenton.

“Nuk i komentoj deklaratat e presidentit Trump”, tha Hoti.

Ndryshe ishte vetë Presidenti amerikan që përmes një paraqitje ka deklaruar se është shprehur i lumtur që pas takimit në Shtëpinë e Bardhë në Zyrën Ovale ka pas një përqafim mes Hotit e Vuçiqit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme