Këtë mëngjes ka ndodhur një aksident në rrugën Shtip-Radovish, tek vendi i quajtur “Kilometri i tetë”, në të cilin kanë marrë pjesë një autobus dhe një furgon.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për autobus në të cilin kanë qenë pjesëtarët e Ushtarisë së Maqedonisë së Veriut, të cilët me autobus nga qytetet e tyre kanë udhëtuar për në Shkup.
Zëdhënësja e Spitalit Klinik në Shtip, Marina Shumanska, tha se në spital kanë arritur 17 persona me lëndime trupore, por që janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa zëdhënësi i SPB Shtip Gordana Panajatova, tha se në rrjedhë është hetimi në vendin e ngjarjes dhe detaje do të jepen më vonë./telegrafi
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet