Barcelona ka mundësinë të transferojë mbrojtësin e Manchester City-t, Oleksandr Zinchenko.
Trajneri i klubit katalunas, Ronald Koeman mund ta pranojë 23-vjeçarin nëse Juan Miranda ose Junior Firpo do largohen nga “Camp Nou” në ditët e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, “Qytetarët” e kanë ofruar Zincheko-n të gjiganti spanjoll, ngase nuk ka vend në formacionin e Pep Guardiola-s.
Lojtari edicionin e kaluar rinovoi kontratën deri në vitin 2024, por ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje për klubin nga Premierë Liga.
Sidoqoftë, edhe Zinchenko është i hapur për kalimin të Barcelona, kurse vendimi përfundimtar do t’i takojë klubit, që e duan edhe mbrojtësin e City-t, Eric Garcia./arbresh.info.
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...