PPE: Zgjedhjet e lira parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë

07:28 | 29 Shtator 2020
V. S.

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky është paralajmërimi i Partive Popullore Europiane.

Në deklaratën për shtyp gjithashtu kërkohet që të mos ketë ndryshime të njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit, dhe se ndryshimet e njëanshme dëmtojnë mundësinë për nisjen e negociatave.

Partitë popullore europiane gjithashtu nxisin “heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve”, transmeton vizionplus.tv.

Deklarata erdhi pas diskutimeve në Asamblenë Politike të PPE, ku ndër të tjera u diskutua edhe për ccështjen e Bjellorusisë e tensionet mes Azerbajxhanit e Armenisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme