“Toka ka një afat”, ekrani LED pulson çdo minutë. Që nga sot, 28 shtator, ky afat është rreth 7 vjet dhe 94 ditë.
Sikur pandemia e Covid-19 të mos mjaftonte për të krijuar ankth te njujorkezët, një instalim i ri i përkohshëm në një ndërtesë të famshme të Manhatanit i kujton botës se një krizë tjetër masive po na godet.
Ora ikonike dixhitale Metronome e shtrirë nëpër një ndërtesë përballë Union Square fundjavën e kaluar u shndërrua në një “Orë Klimatike” që transmeton kohën e mbetur për të shmangur një katastrofë klimatike.
“Ora e klimës” numëron vitet, ditët, orët, minutat dhe sekondat e mbetura për të frenuar emetimet e gazeve serë. Kufizimi i ngrohjes globale në 1.5°C është thelbësor, thonë shkencëtarët dhe mund të arrihet duke shmangur rritjen e paqëndrueshme të niveleve të detit, përmbytjet, humbjen e shkëmbinjve nënujorë koralorë, zjarret dhe katastrofat e tjera.
Afati është bazuar në të dhënat e Institutit të Kërkimeve Mercator për Global Commons dhe Ndryshimet Klimatike (MCC), krijuesi i “Orës së Karbonit”.
Pavarësisht mesazhit urgjent, krijuesit e orës thonë se trajektorja aktuale e planetit nuk është e pandalshme. Ora tregon dy numra. Numri i kuq është afati i fundit për të ndërmarrë veprime vendimtare për të mbajtur ngrohjen nën pragun e 1.5°C. Numri i dytë, në ngjyrë të gjelbër, ndjek përqindjen në rritje të energjisë në botë që aktualisht furnizohet nga burimet e rinovueshme. Qëllimi është që kjo përqindje të rritet në 100% para se ora e numërimit të arrijë në zero./lapsi/
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...