Një pjesë e popullsisë në Berlin po përgatitet të luftojë kundër një ‘armiku të ri’, një miliarderi norvegjez i cili po përgatitet të blejë pothujase 4 mijë apartamente.
Kjo ndodh pikërisht në kohën, kur në Berlin të kesh ‘kulm mbi kokë’ është kthyer në një luks.
Ky mund të jetë investimi më i madh në pasuri të patundshme në Berlin, që kur senati i krahinës së qytetit prezentoi një masë që parandalon rritjen arbitrare të qirasë.
Kompania suedeze Heimstaden Bostad, mbështetur nga miliarderi norvegjez Ivar Tolefsen, njoftoi në fillim të kësaj jave se synon të blejë 130 ndërtesa banimi në Berlin, shkruan Deutche Ëelle, transmeton portal arbesh.info
Këto janë gjithsej 3,902 apartamente, 208 lokale afariste dhe 321 hapësira parkimi. E gjithë kjo për 830 milion euro.
Një pjesë e qytetarëve të Berlinit janë në konflikt të vazhdueshëm me investitorët në sektorin e pasurive të patundshme. Arsyeja është se çmimet e qirave në qytet janë dyfishuar në dhjetë vitet e fundit. Situata është e ngjashme në metropolet e tjera, por problemi është se çmimi i banesave në Berlin ka qenë gjithmonë shumë më i ulët, duke qenë se berlinezët gjithmonë kanë fituar më pak se mesatarja gjermane. Tani hendeku është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme.
Banorët e ambienteve që miliarderi norvegjez Tolefsen, i njohur ndryshe si adhurues i sporteve ekstreme, synon të blejë, tashmë janë rebeluar dhe po kërkojnë nga autoritetet e qytetit të përdorin të drejtën e avantazhit kur blejnë.
Sidoqoftë, siç thotë këshilltari i rrethit të qytetit Efraim Gote, nënkryetari i qendrës së qytetit të Qendrës së Berlinit, për DË, disa ndërtesa që Heimstaden Bostad planifikon të blejë janë në këtë rreth që nuk i përket zonave me qiramarrës të mbrojtur. Kështu që një investitor mund ta “flakë” qytetin nga loja nëse nënshkruan një deklaratë në të cilën merr përsipër të mbrojë të drejtat e qiramarrësve.
Qeveria e krahut të majtë në Berlin ka kufizuar çmimet e qirave, të cilat tani nuk u përshtaten pronarëve të apartamenteve. Por shumë besojnë se investitorë si Heimstaden Bostad thjesht duan të fitojnë kohë. “Ata do të presin derisa të skadojë periudha pesë-vjeçare gjatë së cilës zbatohen rregullat e reja dhe më pas do të rrisin qiratë”, thotë Ëibke Ëerner i Shoqatës së Qiramarrësve të Berlinit.
Rregulli mbi ngrirjen e qirave nuk është ende plotësisht në fuqi gjithsesi, sepse Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për kushtetutshmërinë e saj.
Për njerëz si Anderson, fakti që transaksione kaq të mëdha lejohen në tregun e pasurive të patundshme në Berlin është problematik. Gjithmonë do të ketë një hendek në interesat e investitorëve që duan të bëjnë një fitim dhe qiramarrësve që duan apartamente që mund të përballojnë paqen./DW/arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...