Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri britanik Boris Johnson zhvilluan sot në një bisedë telefonike ku diskutuan disa çështje, përfshirë konfliktin Azerbajxhan-Armeni dhe Mesdheun Lindor.
“Armenia duhet të tërhiqet nga territoret që pushtoi në dhe përreth Malësisë së Karabakut për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Erdoğan, sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë.
Përleshjet kufitare shpërthyen dje në mëngjes kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajonin e okupuar.
Duke iu referuar marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimeve rajonale, Erdoğan i tha Boris Johnsonit se Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë interes të përbashkët që Britania të shfaqë një qëndrim të ekuilibruar dhe të paanshëm ndaj Mesdheut Lindor, duke mbështetur dialogun dhe bashkëpunimin.
Tensionet kohët e fundit janë përshkallëzuar për çështjen e kërkimeve të energjisë në Mesdheun Lindor.
Greqia ka kontestuar aktivitetet aktuale kërkuese të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.
Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke përmendur se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.
Për të ulur tensionet, Turqia ka bërë thirrje për dialog për të siguruar ndarjen e drejtë të burimeve të rajonit.
Duke përsëritur vendosmërinë e tyre për të rritur tregtinë dhe investimet dhe për të arritur objektivin e 20 miliardë dollarëve të shkëmbimit tregtar, të dy udhëheqësit ranë gjithashtu dakord për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes./AA/
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren