Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të jetë kohë me vranësira ndërsa të mërkurën pritet të ketë kthjellim, shkruan Prishtina Weather.
28.09.2020 – Në veri të rajonit po kalon një ciklon, që ditën e nesërme në vendin tonë do të sjell vranësira dhe kohëpaskohe mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Derisa sot temperaturat gjatë ditës arrin edhe deri në 21C, të martën depërtimi i masave më të freskët ajrore zbret sërish temperaturat nën 20C.
Ditën e mërkurë nuk parashihen të reshura. Të enjten dhe të premten do të ketë më shumë intervale me diell, por kohëpaskohe me vranësira kalimtare, e temperaturat gradualisht në rritje.
29.9.2020 – Herët në mëngjes kryesisht vranët dhe me shi. Ditën më freskët, kryesisht me vranësirat dhe intervale me diell, priten edhe rrebeshe shiu me mundësi për bubullima. Në mbrëmje vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Në zona shumë të larta malore mund të ketë edhe reshje të përziera shiu dhe bore. Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 19C, e në vise malore 6 deri 12C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi, e pasdite më vonë nga veriperëndimi 5-11m/s. Indeksi UV: 4.
30.09.2020 – Kryesisht me vranësira, që gjatë ditës dhe në mbrëmje pritet të shpërndahen. Ditën do të ketë edhe intervale me diell. Në mëngjes më ftohtë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 7C deri 20C, e në vise malore 4C deri 13C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 2-3m/s. Indeksi UV: 4.
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...