Nuk ndalen problemet për Dembele-n, vonohet përsëri në stërvitje

19:45 | 28 Shtator 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele vazhdon të këtë probleme disiplinore.

Francezi është vonuar përsëri në stërvitje, derisa koha e limituar se kur duhet shfaqur në stërvitje ishte 10:00, ndërsa ky i fundit nuk erdhi deri në 10:15, transmeton portali arbres.info.

Dembele edhe më herët kishte probleme të tilla, derisa tekniku holandez është striktë në rregullat e tij.

Këto vonime mund t’i shkaktojnë Dembele-s minutazh më të ulët në ndeshjet e radhës, kurse mbetet të shihet nëse do e dënojë Koeman-i.

Ndeshjen e kaluar, Dembele qëndroi në stol në përballjen ndaj Villarreal-it./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme