Avokati holandez, Julius Von Boné sot u bë personazh i rëndësishëm në seancën e parë gjyqësore të Tribunalit Special në Hagë. Ai me klientin e tij, ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafën, u paraqit për herë të parë në sallën e këtij gjyqi me një paralajmërim shumë të rëndësishëm.
Julius Von Boné ka thënë se mund të dorëzojnë mocione, përmes të cilave do të synojnë ta kundërshtojnë juridiksionin dhe ligjshmërinë e Gjykatës Speciale, ndërsa ka theksuar se nuk do të thotë se fakti se sot janë paraqitur në këtë seancë gjyqësore, nuk do të thotë se ai dhe klienti i tij e pranojnë këtë gjykatë si të tillë.
Kush është Julius Von Boné?
Julius Von Boné është anëtar i Shoqatës së Avokatëve të Rotterdamit. Ai ka qenë avokat i përgjithshëm në Rotterdam për 18 vjet.
Von Boné është marrë me shumë lloj klientësh e problemesh gjatë kësaj periudhe. Në vitin 2014, ai nisi të merrej vullnetarisht me problemet e banorëve të Crooswijkut. Nga viti 2015, ai mban orë këshillimi falas në Buurthuis de Branding.
Von Boné preferon ta quajë veten “avokat i lagjes”, ndërsa mbron organizatën e banorëv të Crooswijk, duke mbrojtur e këshilluar kryesisht ata që kanë probleme financiare dhe qiramarrësit që janë viktima.
Dy subjektet që e ka vëmendjen e veçantë të Von Boné janë impotenca e qiramarrësve që janë viktima dhe këshillimi për borxhet. Julius i mbron njerëzit me këto probleme dhe është rregullisht në gjyq.
I akuzuari i Speciales, Salih Mustafa, ka pranuar që Julius Von Boné të jetë avokati i tij gjatë këtij procesi gjyqësor.
Në seancën para gjyqtarit Nicolas Guillou, Salih Mustafa nuk ka pranuar të deklarohet për fajësinë. Në këtë seancë, Mustafës i është thënë se për fajësinë mund të deklarohet në seancën e sotme ose të vendosë që këtë ta bëjë brenda 30 ditësh.
Mustafa tha se i duhet kohë për të diskutuar me avokatin. /Express/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...