Manchester United dhe Everton-i janë duke rivalizuar Tottenham-in në garë për sulmuesin e Napoli-t, Arkadiusz Milik.
Sulmuesi është hequr nga skuadra italiane sepse ka refuzuar të rinovojë kontratën, kurse marrëveshja me Romën dështoi në momentet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Tottenham-i mbetet favorit për ta transferuar polakun, por sipas Daily Express, edhe United-i dhe Everton-i janë të interesuar për lojtarin.
26-vjeçari edicionin e kaluar realizoi 14 gola në të gjitha garat, kurse iu bashkua Napoli-t në vitin 2016 nga Ajax-i për 32 milionë euro.
Roma më herët kishte arritur marrëveshje për ta huazuar me obligim blerje për 18 milionë euro plus bonuset me vlerë shtatë milionë dhe ky çmim vlen për të gjitha skuadrat që e duan./arbresh.info.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...