Oficerët korrektues në qendrën e Paraburgimit në Prizren, kanë parandaluar futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), bën të ditur se një telefon është konfiskuar, i cili ishte tentuar të futej brenda tek njëri i paraburgosur.
“Sot rreth orës 13:05 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës. Oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar”, thuhet në njoftimin e SHKK-së, raporton arbresh.info.
I paraburgosuri është identifikuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo here është i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit./arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...