Nëse kërkesat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk plotësohen, së shpejti mund të kemi greva nga mësimdhënësit në Kosovë, por kësaj radhe jo për pagat.
Lutfi Mani, nënkryetar i SBASHK-ut, në intervistën Ballë për Ballë në Orën e Fundit me Shkodran Gajrakun, tha se gjysma e mësimdhënësve kosovarë e kanë filluar vitin shkollor pa kontrata pune, dhe kjo është e papranueshme për sindikatën.
“Shumica e mësimdhënësve ende s’i kanë nënshkruar kontratat për mësimdhënie. Janë më shumë se gjysma e mësimdhënësve që po punojnë pa kontrata dhe mos-nënshkrimi i tyre përbën shkelje të ligjit”.
“Kontratat po vonohen dhe s’po e kuptojmë pse po ndodh. Në kontratat individuale brenda një viti janë nënshkruar dhe kanë shkuar kontratat”, është shprehur Mani.
Ai ka thënë se detaje rreth planeve të SBASHK-ut karshi kësaj çështjeje do të bëhen publike nesër gjatë një konference për shtyp, si dhe rreth asaj nëse mësimdhënësit do të hyjnë në grevë apo do të protestojnë, do të bëhet me dije në ditët në vazhdim.
Sipas Manit, një problem tjetër në kategorinë e mësimdhënësve, është edhe çështja e pensioneve dhe njohja e stazhit të punës.
“Problem tjetër në arsimin është pensionimi i mësimdhënësve. Disa nga ta janë pensionuar me 75 euro. Kërkohet që mësimdhënësi të ketë 15 vjet përvojë pune para luftës, dhe kjo është e papranueshme. Jemi angazhuar që këtë problem ta adresojmë dhe të bëhet ligj që prej vitit 1999 tu njihet e drejta në arsim”.
“Nëse kërkesat tona nuk përmbushen, mund të ketë protesta dhe grevë”, bëri të ditur Mani.
Gjatë intervistës ai tha se për momentin pagat e mësimdhënësve, që disa herë ishin arsyeja që punëtorët e arsimit të Kosovës hynë në greva, janë të qëndrueshme për momentin, por kjo s’do të thotë se në të ardhmen s’do të kërkojnë rritje.
“Mësimdhënësit janë të kënaqur me pagat e tyre. Është një pagë e dinjitetshme, por prapë mund të diskutohet për rritjen por më vonë. Tani për tani s’do të jetë arsye për grevë apo protestë”.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...