Fermerët e Mursisë në Konispol ankohen se stuhitë që përfshinë vendin kanë shkaktuar dëme të mëdha në parcelat me agrume. Disa prej tyre ankohen se kanë humbur pjesën më të madhe të prodhimit.
“Pjesa më e madhe e bujqve janë dëmtuar si asnjëherë tjetër”
“Dëmi në pemët e mia është 100%”, shprehen fermerët.
Disa ditë pas breshrit të pazakontë që përfshiu zonën, dëmet janë bërë më të dukshme. Frutat e dëmtuara vazhdojnë të bien në tokë, ndërsa gjethet e pemëve po thahen.
“Se kokrra është për momentin e këtij viti dhe pema është edhe për vitet që do të vijnë”, shprehet fermeri.
Fermerët në rastin më të mirë do të nxjerrin në treg vetëm një sasi të vogël mandarinash.
“Verifikuan, panë, regjistruan dhe çfarë do të bëhet më tutje nuk e di”
“Njerëzit këtu nuk besojnë se do të ketë ndonjë dëmshpërblim dhe të gjithë janë pesimistë për këtë pjesë”, tregojnë fermerët.
Ata apelojnë për ndihmë pasi do të duhet të kryejnë spërkatjet e nevojshme për rikuperimin e pemëve.
Mursia dhe Xarra janë dy nga zonat e njohura për kultivimin e agrumeve në Konispol/Standard.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...