Melinda Ademi mahnit me dukjen natyrale, ndërsa kalon kohë në Itali

15:26 | 28 Shtator 2020
Arbresh.info

Rep-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është duke bërë nëm në industrinë muzikore.

Ajo përmes projekteve dhe bashkëpunimeve ka arritur që të pëlqehet edhe më shumë, duke thyer rekorde shikueshmërie në platformat digjitale.

Teksa po shijon suksesin, ajo ka vendosur që të kalojë nëpër disa shtete të Evropës, ku momentalisht ndodhet në Itali.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja është shfaqur pa makijazh, ndërsa ka mahnitur ndjekësit me paraqitjen.

“E hëna pa makijazh”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Ndërkaq, para disa javësh ajo solli në treg këngën “X5” në bashkëpunim me reperin Gjiko.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme