Google ADS

Themelimi i Zyrës për Asistencë ndaj qytetarëve të Luginës, reagon Lutfi Haziri

15:09 | 28 Shtator 2020
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Zyrës për Ofrimin e Asistencës për Qytetarët e Luginës së Preshevës.

Kjo zyrë do funksionojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Ai është shprehur i lumtur për marrjen e themelimit të kësaj zyre.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Jam i lumtur që më në fund, Qeveria e Kosovës e zbatoi njërën nga pikat e Rezololutës së Kuvendit të vitit 2013 për hapjen e Zyrës në Prishtinë, lidhur me ofrimin e asistencës për qytetarët e Kosovës Lindore për t’i zgjidhur problemet e natyrave të ndryshme. Vonesa prej shtatë vjetësh nuk arsyesohet kurrsesi, por mirë që u bë më në fund. Faleminderit kryeministrit Hoti, kabinetit qeveritar dhe partnerëve të koalicionit që e bënë të mundur këtë. Kosova Lindore, amanet”.

 

Brenda Qeverisë së Kosovës, themelohet zyra për qytetarët e Luginës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme