Google ADS

Shoqata e Infermierëve organizon protestë: Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni

14:43 | 28 Shtator 2020
Arbresh.info

Shoqata Sindikale e Infermierevë, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë kanë paralajmëruar këtë të premte se do të organizojnë protestë.

Kjo protestë po inicohet pas therjes me thikë së një infermieri në Klinikën e Urologjisë në QKUK.

Në komunikatën e Sindikatës thuhet se kjo protestë po organizohet duke e vërejtur fenomenin në rritje të abuzimeve verbale dhe fizike ndaj mjekëve dhe infermierëve në vendin e punës, shkruan Arbresh.info.

Pjesëtarët e Sindikatës u kanë bërë apel Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së të kenë zero tolerancë ndaj veprimeve që e cenojnë jetën dhe punë e stafit mjekësor.

“Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”, thuhet në shkresën e komunikatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme