Thaçi takon përfaqësuesit e boshnjakëve: Kosova është atdhe i të gjithëve

13:13 | 28 Shtator 2020
A Z

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim përfaqësuesit e boshnjakëve në Kosovë, e të cilët i ka uruar në Ditën Kombëtare të tyre.

Ai ka thënë se është i kënaqur që Kosova ka infrastrukturë ligjore dhe zbatueshmëri që garanton të drejta të avancuara për komunitetet jo shumicë dhe ofron pozitë shumë më të favorshme në krahasim me shtetet e rajonit.

Numri një i vendit ka thënë se Kosova është atdhe i të gjithëve.

Postimi i plotë i tij:

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4404053409664984

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme