Google ADS

Emrat e kandidatëve për Avokat të Popullit që voton sot Kuvendi

12:50 | 28 Shtator 2020
arbresh.info

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione me 5 vota për dhe tri abstenime ka votuar, të hënën e kaluar, raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit.

Emrat e tre kandidatëve që u dërguan për votimin në seancë janë Edona Hajrullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala.

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën në lidhje me këtë pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme