Google ADS

Turqi, një tërmet 4,6 ballë godet zonën e Detit Egje

11:55 | 28 Shtator 2020
V. S.

Një tërmet me magnitudë 4,6 ballë goditi Detin Egje të Turqisë, njoftoi herët të hënën Autoriteti turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu Agency .

AFAD bëri të ditur se tërmeti ndodhi në ora 7:12 sipas kohës lokale në një thellësi prej 37.57 kilometra.

Vendbanimet më të afërta me epiqendrën e tërmetit ishin 17 kilometra larg Malit Athos në rajonin e Greqisë verilindore dhe 109 kilometra larg brigjeve të rrethit Gökçeada në provincën veriperëndimore turke të Çanakalasë.

Nuk është raportuar për asnjë viktimë apo dëme materiale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme