Këshilltari i presidentit Thaçi: Deputetët shqiptarë të interesuar të përfitojnë politikisht – jo të mbrojnë luftën e UÇK-së

10:37 | 28 Shtator 2020
Arbresh.info

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Pasi që sipas tij, 61 prej tyre shqiptarë, nuk janë të interesuar të mbrojnë luftën e UÇK-së.

”Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë. Prej tyre, 100 janë deputetë shqiptarë. As 61 prej deputetëve shqiptarë nuk janë të interesuar që ta mbrojnë luftën e UÇK-së. Nuk janë të interesuar as të koordinohen dhe miratojnë një ligj që i mbron vlerat e luftës. Ndërsa, në anën tjetër, interesohen vetëm të përfitojnë politikisht dhe fshehurazi u gëzohen eliminimeve politike dhe ndëshkimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së”, ka thënë Behramaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme