Familjet me asistencë sociale do të marrin para shtesë për 3 muaj

09:57 | 28 Shtator 2020
M. A.

Në mbledhjen e sotëm të Qeverisë së Kosovës janë ndarë 87 milionë euro në kuadër të fondit për rimëkëmbje ekonomike.

Nga kjo shumë, 7.5 milionë euro do të ndahen për familjet që janë me asistencë sociale, për muajin tetor, nëntor dhe dhjetor, raporton arbresh.info.

Po ashtu 60 milionë euro do të mbështeten bizneset varësisht nga numri i të punësuarve që kanë.

“Mbi këto kritere do t’i ndajmë këto mjete si subvencionim për këto biznese. Për disa ditë ministria e financave do të procedoj me pagesa në llogaritë e bizneseve, tha kryeministri Hoti.

Po ashtu edhe Ministrisë së Bujqësisë janë ndarë 12 milionë euro për të dyfishuar subvencionet.

“Në fushën e ndërmarrësisë kemi ndarë 1 milionë euro. Në fushën e kulturës dhe rinisë kemi ndarë 2.5 milionë euro. Në ministrinë e zhvillimit rajonal kemi ndarë 1  milionë euro. Në zyrën për komunitete kemi ndarë 3 milionë euro. Dhe së fundi kemi ndarë 1 milionë euro për punësimin e grave në sektorë të ndryshëm” tha Hoti pas mbledhjes së qeverisë.

Kujtojmë se fondi për rimëkëmbje ekonomike përmban 365 milionë euro për ndihma për të tejkaluar gjendjen e krijuar nga pandemia Covid-19./arbresh.info/

Të ngjashme