Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person në Vushtrri.
I dyshuari ka shtënë me armë dy herë për të frikësuar qentë endacak, raporton arbresh.info
Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ky është njoftimi i plotë:
“Vushtrri 27.09.2020 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë dy herë në ajër me pistoletë, për arsye të frikësimit të qeneve endacak. Pistoleta me katër fishek, është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...