Google ADS

Qeveria ndan 2 milionë euro për integrimin e gruas pas pandemisë

08:56 | 28 Shtator 2020
M. A.

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që t’i ndaj 2 milionë euro që synojnë përmirësimin e gruas në shoqëri dhe ekonomi.

Zëvendëskryeministri, Driton Selamanaj tha se këto mjete janë pjesë e programit për rimëkëmbje ekonomike të pikës 10.

“Planifikimin dhe zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike që synojnë përmirësimin ë gruas shoqëri dhe ekonomi që kushtojnë në vlerë prej 2 milionë euro”.

Ndërsa Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se në këtë mbledhje mund të ndahen vetëm 1 milionë euro. Ndërsa pjesa e dytë do të ndahet në mbledhjen tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme