Kryeministri armen Nikoll Pashinyan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të Dielën për të siguruar që Turqia të mos përfshihet në konfliktin e Armenisë me Azerbajxhanin për rajonin e Nago-Karabakut.
Turqia, një aleate e Azerbajxhanit, kishte kritikuar më parë ashpër Armeninë pasi përplasjet midis forcave armene dhe azeriane shpërthyen në mëngjesin e 27 shtatorit, duke thënë se Jerevani ishte një pengesë për paqen dhe duke u zotuar se do vazhdonte të mbështeste Bakunë..
Pashinyan tha se sjellja e Turqisë mund të ketë pasoja shkatërruese për Kaukazin e Jugut dhe rajonet fqinje.
Të paktën 16 ushtarë kanë mbetur të vdekur nga luftimet e së dielës, ndërsa më herët Azerbajxhani bëri të ditur se një familje me 5 anëtarë pranë kufirit janë vrarë, ndërsa raportohet edhe për viktima të tjera në radhët e civilëve, por numri i tyre është i paqartë.
I gjithë konflikti ka lindur për shkak të rajonit të dikskutueshëm, Nagorno-Karabakh. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...