Votuesit në kantonin e Gjenevës kanë miratuar një propozim për të futur një pagë minimale ligjore prej CHF23 në orë, njofton sda.ch.
Rezultatet zyrtare nga votimi i së dielës tregojnë se 58.2% të votuesve dalin në favor të iniciativës nga grupet sindikale dhe partitë e majta, transmeton albinfo.ch. Qeveria kantonale si dhe e djathta dhe e djathta e qendrës kishin rekomanduar refuzimin e propozimit.
Mbështetësit e pagës minimale thonë se qëllimi është të zvogëlohet numri i të varfërve që punojnë dhe nuk mund të përballojnë çmimet në rajonin e Gjenevës, të njohur për koston e lartë të jetesës. Kundërshtarët argumentojnë se nivelet e pagave duhet të negociohen midis punëdhënësve dhe punonjësve pa ndërhyrjen e shtetit.
Gjeneva është vetëm e treta e 26 kantoneve të Zvicrës që ka futur një pagë minimale, përcjell albinfo.ch. Në fillim të vitit të ardhshëm, kantoni Ticino do të bashkohet gjithashtu me grupin.
Një tjetër votim mbi këtë çështje është planifikuar në Kantonin e Bazelit (Baselstadt) vitin e ardhshëm.
Në vitin 2014, votuesit zviceranë me shumicë dërrmuese refuzuan një propozim për një pagë minimale në të gjithë vendin prej 22 CHF në orë.
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...