Napoli ka triumfuar me rezultat të thellë 6 – 0 ndaj Genoa-s, në kuadër të xhiros së dytë të Seria A.
“Napolitanët” shënuan vetëm një herë në pjesën e parë, kurse pesë herët gjatë 45-minutëshit të dytë, shkruan portali arbresh.info.
Hirving Lozano në minutën e 10-të pas asistimit së Mertens, realizoi për t’i zhbllokuar shifrat, rezultat me të cilin dy skuadrat shkuan në pushime.
Gjatë pjesës së dytë, nga pasimi i Osimhen përfitoi Zielinski që dyfishoi shifrat.
Golin e tretë për vendasit e shënoi Mertens me super gjuajtje (57′), kurse pas tetë minutave ishte përsëri Lozano që shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Napoli-n.
Në minutën e 69-të Hysaj asistoi për Elmas, që dribloi një lojtar dhe shënoi gol të bukur, derisa goditjen finale e dha Politano në minutën e 72-të.
Pas kësaj fitore të thellë, Napoli qëndron në kreun e Seria A me gjashtë pikë, derisa Genoa në pozitën e 11-të me tri pikë./arbresh.info.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj