Stresi është pjesë e jetës dhe të gjithë e përjetojnë ndryshe, por secili reagon ndryshe në varësi të situatave dhe presionit.
Astrologët kanë sqaruar se nga se stresohen më shumë shenjat e horoskopit, transmeton portal arbresh.info
Dashi
Dashi pëlqen të jetojë me një ritëm të përshpejtuar, prandaj duhet që menjëherë të marrin atë që duan. Nëse ata nuk e arrijnë këtë ose nëse kanë rezultate të dobëta në prezantimin e një stili të tillë jetese, ata bien në stres të madh.
Demi
Demi gjithnjë kërkon që t’i bëj gjërat siç duhet, prandaj një gjë e vogël që nuk u shkon për shtati, krijon stres të madh te ata, transmeton portal arbresh.info
Binjakët
Për Binjakët, marrja e vendimeve është stres me vete, veçanërisht kur të gjithë përreth tyre presin që ata të marrin vendimin e duhur. Binjakët në një situatë të tillë mund të ndihen nën një presion të madh.
Gaforrja
Gaforret e urrejnë të qëndruarit larg shtëpisë. Shtëpia është vendi ku ata ndihen më të sigurt dhe fillojnë të stresohen nëse dalin nga shtëpia për një kohë të gjatë ose nëse nuk janë në gjendje të kthehen atje.
Luani
Luanët mund të jenë nën shumë stres nëse mendojnë se nuk kanë kontroll mbi diçka. Luanët janë shumë të sjellshëm dhe të ëmbël, por nuk durojnë dot kur nuk e kontrollojnë situatën.
Virgjëresha
Gjithnjë, fjala e fundit duhet të jetë e një Virgjereshe. Ata urrejnë kur dikush i privon nga mundësia për të përfunduar një bisedë dhe një situatë e tillë u krijon stres atyre.
Peshorja
Peshorja pëlqen të kënaqë të tjerët dhe nuk pëlqen të argumentojë shumë. Ata kalojnë shumë kohë duke menduar nëse duhet të kundërshtojnë njerëzit e padrejtë. Kjo gjë i vendos në stres, pasi ata nuk duan që të lëndojnë dikë.
Akrepi
Akrepët janë misteriozë sepse kanë frikë se njerëzit do t’i tradhtojnë. Ata kanë nevojë për shumë kohë për t’u hapur dhe për të fituar besimin, kështu që ata shpesh stresohen kur fillojnë të tregojnë anën e tyre të prekshme ndaj dikujt që i besojnë sepse nuk janë mësuar me diçka të tillë dhe preferojnë të mbajnë gjithçka për vete.
Shigjetari
Shigjetarët e urrejnë kur dikush përpiqet t’i kontrollojë ata. Ata mund të bëhen të padurueshëm dhe stresi rritet kur shohin se gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Ata gjithashtu stresohen kur kuptojnë se dikush e vë në diskutim besimin e tyre.
Bricjapi
Bricjapët jetojnë nën stres të madh kur shohin që gjërat në jetën personale dhe profesionale po dështojnë. Ata pëlqejnë të dinë gjithçka dhe janë nën një presion të madh nëse ndiejnë se nuk po u thuhen të tërat.
Ujori
Ujorët kanë tendencë të dyshojnë në vetvete, megjithëse ato janë një nga shenjat më inteligjente. Stresi rrjedh nga mungesa e vetëbesimit. Frika se ata nuk janë mjaft të mirë në diçka, i pengon ata në jetën e përditshme.
Peshqit
Peshqit përjetojnë stres të madh kur mendojnë se kanë bërë diçka të gabuar dhe se kjo mund të lëndojë dikë. Ata ndjehen në stres edhe kur e shohin dikë që po vuan./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...