Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, ka deklaruar se Mini-Schengeni së shpejti do të bëhet realitet i Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, dobia kryesore e Marrëveshjes së Washington-it është integrimi i shpejtë në tregtinë botërore dhe zhvillimi ekonomik i tërë rajonit.
“Kemi përgjegjësi për standardin jetësor të qytetarëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor. Eksportet në rajon janë rritur dukshëm vitet e fundit, por ekonomitë e rajonit vazhdojnë të jenë të integruara dobët në tregtinë botërore”, ka thënë ministri Mali.
Sipas ministrit serb, normalizimi ekonomik i raporteve mes Kosovës dhe Beogradit do t’i kontribuojë edhe shteteve të rajonit. Mini-Schengenin, ai e ka konsideruar “mbase edhe pikën më të rëndësishme të marrëveshjes me presidentin Trump ku me rëndësi te madhe është fakti që Prishtina pranoi të jetë pjesë e kësaj nisme”.
Nisma për mini-Schengenin u hartua nga Serbia, Shqipëria, Mali I Zi dhe Maqedonia e Veriut ndërsa ish-kryeministrat kosovarë Haradinaj e Kurti deklaronin se po krijohej ish-Jugosllavia ndaj e injoruan atë deri kur kryeministri Hoti në Shtëpinë e Bardhë firmosi përfshirjen e Kosovës në takimet në vijim./tvklan
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...